Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Mini-placenta” e zhvilluar në laborator: Përmes kësaj metode shkencëtarët do të kuptojnë çrregullimet e shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 25/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mini organoidet mund të ndihmojnë shkencëtarët të trajtojnë çrregullime të mëdha që fillojnë në javët e para të shtatzënisë.

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicër kanë zhvilluar “mini-placenta” në laborator për të hedhur dritë mbi shkaqet e çrregullimeve të mëdha të shtatzënisë si pre-eklampsia (një çrregullim i presionit të lartë të gjakut), lindjet e vdekura dhe kufizimet e rritjes dhe për të gjetur një mënyrë për t’i trajtuar ato, shkruan burimi Euronews përcjell Gazeta Shneta.

Një shtatzëni e suksesshme varet nga zhvillimi i placentës në javët e para të shtatzënisë, që është kur placenta implantohet në mukozën e mitrës – endometrium. Kjo është e njëjta periudhë kur mund të zhvillohen çrregullime të rrezikshme si ato të përmendura më sipër.

Pre-eklampsia, për shembull, mund të ndodhë kur ndërveprimet midis qelizave të endometriumit dhe placentës nuk funksionojnë siç duhet. Gjendja, e cila shkakton presion të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë, shfaqet në rreth 6 në 100 shtatzënitë e para dhe mund të rrezikojë shëndetin e gruas shtatzënë dhe foshnjës.

“Ky është një proces që është tepër i vështirë për t’u studiuar – periudha pas implantimit, kur placenta futet në endometrium, shpesh përshkruhet si një ‘kuti e zezë e zhvillimit njerëzor’,” tha Ashley Moffett, një profesoreshë në departamentin e patologjisë në Universiteti i Kembrixhit dhe një nga shkencëtaret që eksperimentuan me mini-placenta.

Sipas studimit të publikuar nga studiuesit në “Cell Stem Cell”, mini-placentat e rritura në laborator, të njohura si “organoidet trofoblaste”, janë zhvilluar nga qelizat e placentës.

Shkencëtarët i përdorën ato për të studiuar se si proteinat e nxjerra nga qelizat imune të mitrës ndërveprojnë me placentën kur ajo implantohet në endometrium, duke zbuluar se këto proteina janë çelësi i implantimit të suksesshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFarmacistët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se mungesat e ilaçeve për epilepsinë kanë arritur në ‘pikë krize’
Artikulli i rradhës Vaksinat kundër COVID-19 shpëtuan të paktën 1.4 milionë jetë në Evropë, raporton OBSH-ja

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.