Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksinat kundër HPV parandalojnë kancerin si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, sugjeron një studim i ri

Jetë 28/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimet e reja sugjerojnë se vaksina HPV po parandalon kancerin tek meshkujt, si dhe te femrat, por më pak djem po vaksinohen në krahasim me vajzat në Shtetet e Bashkuara.

Vaksina HPV u zhvillua për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës tek gratë dhe ekspertët e vlerësojnë atë së bashku me ekzaminimin, për uljen e shkallës së kancerit të qafës së mitrës.

Dëshmitë se vaksinat po parandalojnë kanceret e lidhura me HPV-në tek meshkujt kanë dalë më ngadalë, por hulumtimi i ri sugjeron se meshkujt e vaksinuar kanë më pak kancer të gojës dhe fytit në krahasim me ata që nuk i kanë marrë vaksinat. Këto kancere janë më shumë se dy herë më të zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat, raporton Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Për studimin, studiuesit krahasuan 3.4 milionë njerëz të moshave të ngjashme – gjysma e vaksinuar kundrejt gjysmës së pavaksinuar – në një grup të madh të dhënash të kujdesit shëndetësor.

Siç pritej, gratë e vaksinuara kishin një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës brenda të paktën pesë viteve nga marrja e vaksinave. Për burrat, kishte poashtu përfitime.

Burrat e vaksinuar kishin një rrezik më të ulët të zhvillimit të ndonjë kanceri të lidhur me HPV, si kanceri i anusit, penisit, gojës dhe fytit.

“Ne mendojmë se përfitimi maksimal nga vaksina do të ndodhë në dy ose tre dekadat e ardhshme,” tha bashkëautori i studimit, Dr. Joseph Curry, kirurg në Qendrën e Kancerit “Sidney Kimmel” në Filadelfia, SHBA.

“Ajo që ne po tregojmë këtu është një valë e hershme e efektit të vaksinës.”

HPV, ose human papillomavirusi është shumë i zakonshëm dhe përhapet përmes marrëdhënieve intime. Shumica e infeksioneve HPV nuk shkaktojnë simptoma dhe pastrohen pa trajtim. Të tjerë zhvillohen në kancer – rreth 37,000 raste në vit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Në SHBA, vaksina HPV rekomandohet që nga viti 2006 për vajzat në moshën 11 ose 12- vjeç dhe që nga viti 2011 për djemtë e së njëjtës moshë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShpërndahen 12 mijë peceta higjienike në 5 shkolla publike në Kosovë
Artikulli i rradhës Një kopsht i vogël urban mund të kontribuojë në shëndetin tuaj, zbulon studimi i ri

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.