Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksinat parandalojnë formën COVID të rëndë edhe nga varianti Delta, zbulon studimi i ri

Lajme 11/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vaksinimi është shumë efektiv në parandalimin e rasteve të rënda të COVID-19, madje edhe kundër variantit Delta, ka treguar një studim i gjerë në Francë.

Hulumtimi i botuar të hënën – duke u përqëndruar në parandalimin e COVID -it të rëndë dhe vdekjes – shikoi 22 milionë njerëz mbi 50 vjeç të imunizuar dhe u zbulua se ata që kishin marrë vaksinën – kishin 90 për qind më pak gjasa të shtroheshin në spital ose të vdisnin, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Rezultatet konfirmojnë vëzhgimet nga SHBA, Britania e Madhe dhe Izraeli, por studiuesit thonë se është studimi më i madh i këtij lloji deri më tani.

Duke parë të dhënat e mbledhura – duke filluar nga muaji dhjetor 2020, kur Franca filloi fushatën e saj të programit masiv të vaksinimit, studiuesit krahasojnë rezultatet e 11 milion njerëzve të vaksinuar me 11 milion subjekte të pavaksinuar.

Ata formuan çifte që përputheshin me një individ të pavaksinuar me një homolog të vaksinuar nga i njëjti rajon dhe të së njëjtës moshë dhe gjini, duke i përcjellë ato nga data e dozës së dytë të personit të vaksinuar deri më 20 korrik.

Duke filluar 14 ditë pas një doze të dytë, rreziku i subjekteve të vaksinuar për COVID të rëndë u zvogëlua me 90 përqind, sipas hulumtimit të kryer nga Epi-Phare, një grup i pavarur kërkimor për sigurinë e barnave që punoi me qeverinë franceze.

Vaksinimi duket të jetë po aq efektiv kundër variantit Delta, me 84 përqind mbrojtje për njerëzit 75 vjeç e sipër dhe 92 përqind për njerëzit 50-75 vjeç.

Ndër të tjera, ky studimi mbulon vaksinimin me tipet Pfizer/BioNtech, Moderna dhe AstraZeneca, por jo vaksinën Jannsen i cili u autorizua shumë më vonë dhe përdoret shumë më pak në Francë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAstraZeneca regjistron rezultatet e provës optimiste të barit kundër COVID-19
Artikulli i rradhës CDC: Edukimi dhe profili i sigurisë i marrjes së vaksinës COVID në gratë shtatzëna

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.