Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

CDC: Edukimi dhe profili i sigurisë i marrjes së vaksinës COVID në gratë shtatzëna

Lajme 11/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

CDC ka lëshuar ​​një këshillë urgjente shëndetësore për të rritur vaksinimin kundër COVID-19 në gratë që janë shtatzënë, (përfshirë dhe nënat gjidhënse) ose të cilat përpiqen të mbeten shtatzënë, për të parandaluar sëmundje serioze, dhe rezultatet e pafavorshme të virusit në shtatzëni.

Këshillimi shëndetësor i CDC rekomandon fuqishëm vaksinimin kundër COVID-19 para ose gjatë shtatzënisë sepse përfitimet e vaksinimit si për gratë shtatzëna ashtu edhe për fetusin ose foshnjën e tyre tejkalojnë rreziqet e njohura ose të mundshme përcjell Gazeta Shneta.

Për më tepër, këshilluesit në CDC, u bën thirrje departamenteve shëndetësore dhe klinicistëve që të edukojnë gratë shtatzëna mbi përfitimet e vaksinimit dhe sigurinë e vaksinave të rekomanduara.

Sipas të dhënave të CDC-së, vetëm 31 përqind e grave shtatzëna janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe normat e vaksinimit ndryshojnë dukshëm sipas racës dhe përkatësisë etnike.

Mbulimi i vaksinimit është më i larti në mesin e grave aziatike që janë shtatzënë (45.7 përqind), por më e ulët në mesin e shtatzënave hispanike ose latine (25 përqind), dhe më e ulët në mesin e grave shtatzëna me ngjyrë (15.6 përqind).

Deri në 27 shtator, ka pasur më shumë se 125,000 raste të konfirmuara të COVID-19 në gratë shtatzëna, përfshirë më shumë se 22,000 të shtruar në spital dhe 161 vdekje; nga të cilat, 22 vdekje kanë ndodhur vetëm në muajin gusht.

Rastet e COVID-19 në gratë simptomatike shtatzëna, kanë një rrezik të dyfishtë të pranimit në kujdesin intensiv dhe një rrezik prej 70 përqind të rritur të vdekjes.  /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVaksinat parandalojnë formën COVID të rëndë edhe nga varianti Delta, zbulon studimi i ri
Artikulli i rradhës Studimi i ri shqyrton efektivitetin e vaksinës Pfizer/BioNTech me kalimin e kohës

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.