Më shumë se 33 milion njerëz kanë marr dozën e tyre të parë të vaksinës Covid, me pothuajse “çdo të rritur të prekshëm nga virusi në Mbretërinë e Bashkuar që u janë ofruar dy doza”.
Niveli i imunitetit të popullsisë i arritur tani në Mbretërinë e Bashkuar do të thotë që Covid “është bërë dukshëm më pak fatal se viruset sezonale të gripit” shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Për shumicën e njerëzve të vaksinuar dhe me rrezik të ulët në Mbretërinë e Bashkuar: “COVID-19 është tani një infeksion i lehtë endemik” thonë ekspertët vendor.
“COVID-19 nuk kërkon më masa të jashtëzakonshme kontrolli në jetën e përditshme”, thekson profesor Hugh Pennington nga fusha e bakteriologjisë në Universitetin e Aberdeen-it.
Statistikat e qeverisë tregojnë se në shtatë ditët e fundit, numri i njerëzve që dolën pozitivë për Covid ka rënë.
Përveç kësaj, frekuenca e vdekjeve brenda 28 ditëve të fundit të një testi pozitiv është ulur me gati 12 përqind.
Një rezultat tjetër premtues është se pacientët e pranuar në spital për Covid janë ulur me mbi 21 përqind gjatë javës së kaluar.
Këto tendenca në rënie janë shumë të favorshme për heqjen e më shumë kufizimeve që vijnë me 17 maj. /Gazeta Shneta/