Një studim i ri i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health tregon se fëmijët që infektohen me COVID-19 kanë më shumë rrezik për komplikacione në zemër sesa ata që vaksinohen.
Sipas studiuesve nga Universiteti i Kembrixhit, infektimi me virusin rrit disa herë rrezikun për mpiksje gjaku, ulje të trombociteve dhe inflamacion të zemrës, dhe këto pasoja mund të zgjasin deri në një vit, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Në krahasim, vaksinimi kundër COVID-19 shkakton vetëm një rritje të përkohshme të rrezikut për inflamacion të zemrës, që zhduket pas rreth një muaji.
Studimi, që përfshiu 14 milionë fëmijë në Angli, vlerëson se infektimi shkakton dyfish më shumë raste të komplikacioneve kardiake sesa vaksina.
Ekspertët theksojnë se rezultatet konfirmojnë se vaksinimi mbetet opsioni më i sigurt për shëndetin kardiovaskular të fëmijëve./Gazeta Shneta/




