Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Prizren nis zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Lajme 06/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka organizuar takim pune me prokurorë nga kjo prokurori, me gjyqtarë të rajonit të Prizrenit, përfaqësues të policisë për rajonin e Prizrenit, avokatë, përfaqësues të Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave si dhe përfaqësues të Shërbimit Sprovues, me qëllim të koordinimit dhe fillimit të implementimit të hallkave elektronike për personat ndaj të cilëve është shqiptuar masa e kufizimit të lëvizjes nga gjykata, në raste të dhunës në familje.

Gjatë takimit u diskutua rëndësia e këtij mekanizmi të ri si një mjet efektiv për mbrojtjen e viktimave dhe forcimin e reagimit institucional ndaj rasteve të dhunës në familje. Përfaqësues nga Policia prezantuan mënyrën e vendosjes, ndërlidhjen me sistemin e monitorimit dhe procedurat që ndërmerren në rast të shkeljes së masës së kufizimit të lëvizjes.

Kryeprokurori Kryeziu, theksoi se implementimi i hallkave elektronike përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes më efektive të viktimave të dhunës në familje dhe garantimit të zbatimit të vendimeve gjyqësore.

Ai gjithashtu nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Prokurorisë, Policisë dhe Gjykatës është thelbësor për zbatimin e suksesshëm të kësaj mase dhe për parandalimin e rasteve të përsëritura të dhunës.Po ashtu, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, dhe Kryetari i OAK dega Prizren, z. Blerim Mazreku, në fjalën e tyre theksuan rëndësinë e implementimit të hallkave elektronike si mjet mbrojtjeje për viktimat e dhunës në familje, në rastet ku gjykata ka vendosur masë kufizuese të lëvizjes.

Të pranishëm, gjykatës, prokurorë, avokatë dhe zyrtarë policorë, ishin pjesëmarrës aktiv në këtë takim pune.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit u dakorduan që të ndërmerren hapa konkretë për zbatimin praktik të kësaj mase dhe për informimin e vazhdueshëm të institucioneve përkatëse për funksionimin e sistemit të ri të mbikëqyrjes elektronike.

Artikulli paraprakVaksinimi kundër COVID-19 më i sigurt për shëndetin e zemrës së fëmijëve sesa infektimi me virusin
Artikulli i rradhës Pesë gjëra që duhet t’i dini për rreziqet e tensionit të lartë të gjakut

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.