Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksinimi kundër COVID-19: Studimi nuk gjen efekte anësore serioze tek fëmijët e vegjël

Jetë 06/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një rishikim i më shumë se 245,000 dozave të vaksinave me bazë ARNm kundër COVID-19, të administruara tek fëmijëve e vegjël (shumica prej tyre të moshës 4 vjeç e sipër) nuk gjeti indikacione për efekte anësore serioze.

Studimi, i botuar më 6 qershor në revistën “Pediatrics”, u drejtua nga Divizioni Kërkimor Kaiser Permanente në partneritet me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Të dhënat erdhën nga Vaccine Safety Datalink, i cili mbledh informacion mjekësor të pacientëve nga 8 sisteme shëndetësore (5 rajone Kaiser Permanente së bashku me klinikën Marshfield në Wisconsin, HealthPartners në Minneapolis dhe Denver Health në Kolorado).

Studiuesit ekzaminuan të dhënat e pacientëve nga qershori 2022 deri në mars 2023 për të dy vaksinat Pfizer dhe Moderna.

E rëndësishmja, nuk kishte asnjë indikacion të inflamacionit të zemrës të quajtur miokardit tek fëmijët e vegjël të vaksinuar, tha autori kryesor Kristin Goddard, menaxheri i projektit kërkimor me Qendrën e Studimit të Vaksinave Kaiser Permanente.

“Ne nuk kemi parë ndonjë miokardit ose perikardit në këtë grupmoshë më të re, gjë që është shumë qetësuese,” tha Goddard.

Miokarditi është shfaqur si një efekt anësor i rrallë i vaksinimit kundër COVID-19, kryesisht tek meshkujt adoleshentë ose të rinj.

Ndërkohë, CDC raportoi më parë për efekte anësore të lehta nga imunizimi, të tilla si dhimbje në krahë ose ethe të shkurtra.

“Prindërit mund të sigurohen se ky studim i madh nuk gjeti efekte anësore serioze nga vaksinat me bazë ARNm,” tha autore e studimit, Dr. Nicola Klein.

“Prindërit mund t’i mbrojnë fëmijët e tyre të vegjël nga COVID-19 në të njëjtën mënyrë që i vaksinojnë fëmijët e tyre për të mbrojtur nga sëmundje të tjera të rënda të fëmijërisë”. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStudimi i ri redukton rreziqet që lidhen me ndërrimin e barnave për sklerozën multiple
Artikulli i rradhës Teknologjia virtuale e enëve të gjakut mund të përmirësojë kujdesin ndaj sëmundjeve të zemrës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.