Ky verë pritet të jetë më e nxehtë se zakonisht, dhe të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar nga temperaturat ekstreme.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vdekshmëria e lidhur me të nxehtin tek personat mbi 65 vjeç është rritur me 85% nga viti 2000 në 2021. Në SHBA, shumica e vdekjeve të lidhura me të nxehtin ndodhin te njerëzit mbi 60 vjeç, raporton Health News transmeton Gazeta Shneta.
Procesi i plakjes e bën trupin më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve nga nxehtësia, si lodhja termike apo goditja nga dielli. Dr. Wynnelena Canio nga Kaiser Permanente shpjegon se të moshuarit e kanë më të vështirë të ruajnë temperaturën e trupit dhe priren të mbajnë më shumë nxehtësi.
Tre faktorë kryesorë kontribuojnë në këtë rrezik:
– Qarkullim më i dobët i gjakut: Me plakjen, zemra dhe enët e gjakut punojnë më pak efikasisht, duke e vështirësuar freskimin përmes djersitjes.
– Djersitje e kufizuar: Lëkura bëhet më e hollë dhe gjëndrat e djersës dëmtohen, duke e penguar lëshimin normal të djersës.
– Rrezik më i lartë për dehidrim: Të moshuarit nuk ndiejnë etje me të njëjtin intensitet dhe veshkat humbin aftësinë për të ruajtur balancën e lëngjeve. Shumë gjithashtu marrin ilaçe që rrisin humbjen e lëngjeve.
Gjendjet kronike si sëmundjet e zemrës, veshkave, mushkërive dhe çrregullimet mendore përkeqësohen nën stresin e nxehtësisë. Ekspertët këshillojnë freskim të hershëm, hidratim të rregullt dhe qëndrim larg nxehtësisë gjatë orëve më të nxehta për të shmangur pasojat kërcënuese për jetën. /Gazeta Shneta/


