Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vallëzuan në karantinë, MSh i detyron të nënshkruajnë deklaratë nën betim nëse duan të lirohen pas 14 ditëve

Lajme 10/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetarët që kanë përfunduar izolimin 2 javësh në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, dhe që nuk kanë shenja të sëmundjes Covid19, do të detyrohen të nënshkruajnë një deklaratë nën betim se do të qëndrojnë të izoluar edhe për 2 javë të tjerë në shtëpitë e tyre.

Ky është vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin janë njoftuar të gjithë qytetarët që janë aktualisht në karantinë. Gazeta Shneta ka mësuar se ky vendim për deklaratë nën betim ka ardhur pas videove të publikuara në rrjetet sociale ku shiheshin qytetarët duke vallëzuar së bashku në korridorin e ndërtesës së karantinës.

“Ata janë parë duke vallëzuar bashkë në videot që janë publikuar në rrjetet sociale. Ata që kanë kaluar 14 ditëshin do të lirohen përkundër se nuk i kanë respektuar rekomandimet në karantinë, por do të obligohen të nënshkruajnë deklaratë nën betim se do të qëndrojnë të izoluar në shtpitë e tyre dhe për këtë do të monitorohen edhe nga Policia”, ka deklaruar ky burim.

“Ata që nuk manifestojë shenja të sëmundjes, do të nënshkruajnë një Deklaratë nën betim, me të cilën do të vetizolohet në shtëpi, nëse kanë kushte për ta bërë këtë, dhe do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm. Ky veprim do të koordinohet edhe me strukturat lokale të pushtetit. Shkelja e udhëzimeve të MSh e IKSHPK-së për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike”, thuhet në vendimin e MSH-së.

Njoftimi i plotë nga MSH:

Personat të cilët kanë rezultuar dje negativ në Covid 19 të karantinës së Qendrës së Studentëve në Prishtinë do të lirohen në shtëpi për të qëndruar në vetkarantinë edhe për dy javë dhe duke respektuar rekomandimet e MSh e IKSHPK-së, që të mos dalin nga shtëpitë e tyre gjatë kohës sa ende do të jenë nën mbikëqyrje.

Kurse personat që kanë rezultuar pozitiv në Covid-19 do të dërgohen në Klinikën Infektive. Ata që nuk manifestojë shenja të sëmundjes, do të nënshkruajnë një Deklaratë nën betim, me të cilën do të vetizolohet në shtëpi, nëse kanë kushte për ta bërë këtë, dhe do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm.

Ky veprim do të koordinohet edhe me strukturat lokale të pushtetit.

Shkelja e udhëzimeve të MSh e IKSHPK-së për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike.

Në të njëtën kohë, do të vazhdoj testimi edhe i personave që kanë mbushur mbi 2 javë në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe lirimi nga karantina do të jetë gradual, i bazuar në rezultatet e testeve të bëra nga IKSHPK.

Artikulli paraprakKoronavirus: Kryeministri italian pritet t’i vazhdoj rregullat deri në maj
Artikulli i rradhës UNICEF në bashkëpunim me organizatat tjera botojnë librin me histori për fëmijë për mbrojtjen nga COVID-19

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.