Varianti Delta mund të ndryshojë se cilat simptoma COVID-19 janë më të zakonshmet.
Në rastet e analizuara kemi më shumë njerëz që po raportojnë simptoma të ngjashme me ftohjen e zakoshme si dhimbje koke dhe dhimbje të fytit në krahasim me humbjen e shijes dhe ndjenjës së nuhatjes si simptoma diferenciale të COVID-19, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Kur COVID-19 u shfaq për herë të parë mbi një vit më parë, zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan publikun të shikonin për disa simptoma të rëndësishme si ethet, kollitja e vazhdueshme dhe humbja e shijes dhe erë. Tani, ndërsa varianti shumë i transmetueshëm Delta përhapet globalisht, duket se simptoma të reja mund të jenë më të hapura sesa ato të tipit klasik.
Gjatë një konferencë muajin e kaluar, Dr. Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College London dhe bashkëthemelues i aplikacionit ZOE – Studimi i Simptomave COVID, njoftoi se varianti Delta duket se ka ndryshuar simptomat e sëmundjes nga ato të njohura më parë.
Sipas të dhënave të nxjerra nga ky aplikacion, simptomat kryesore të COVID-19 të variantit Delta janë:
– Dhimbje koke;
– Dhimbje të fytit;
– Hunda e lëngshme;
– Ethe;
Në të kundërt, simptomat si kolla dhe humbja e shijes dhe erë nuk ishin më të zakonshme.
Aktualisht ekzistojnë katër variante shqetësuse në Shtetet e Bashkuara: Alfa, Beta, Gama dhe Delta. /Gazeta Shneta/