Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vazhdojnë pritjet e pacientëve në ambulancat specialistike në bodrumet e QKUK-së

Lajme 10/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në bodrumet e Qendrës Klinike Universitare po vazhdojnë pritjet e pacientëve para ambulancave specialistike.

Një derë e vjetër e cila mban mbishkrimin “Sytë”, është shenja e vetme që tregon drejtimin për tek ambulanca specialistike e Klinikës së Syve. Kjo klinikë është ndër klinikat me fluksin më të madh të pacientëve në QKUK. Ndonëse është ndërtuar një ndërtesë e re për ambulanca specialistike, në të nuk ka pasur vend edhe për ambulancën e Klinikës së Syve, shkruan Gazeta Shneta.

Menaxhmenti i QKUK-së thotë se po i rinovon ambulancat specialistike ORL-së dhe Klinikës së Syve. Por në këtë të fundit pacientët po vazhdojnë të marrin shërbime në bodrum dhe duke pritur me orë të zgjatura për një kontroll tek mjeku.

“Zyra për Informim në QKUK ju njofton se në objektin e ri të administratës operojnë me kapacitet të plotë 36 ambulanca specialistike, të klinikave të ndryshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës” thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

“Ambulancat e Klinikës së ORL-së dhe Oftalmologjisë, i janë nënshtruar renovimit dhe deri në përfundimin e punimeve, të cilat po rrjedhin sipas planit të punës, janë vendosur përkohësisht në objektin e ri të administratës”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së, ndonëse puna në ambulancën specialistike të Klinikës së Syve është duke vazhduar në bodrum.

Zyrtarët e QKUK-së thonë se është planifikuar edhe rinovimi në hapësirat ku janë të vendosura ambulancat specialistike të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Pediatrisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëtu transferohet dhjami pasi të keni rënë në peshë
Artikulli i rradhës Çfarë duhet dhe s’duhet bërë nëse doni ta shtoni pjellorinë

Ju sugjerojmë

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.