Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë realizuar investime dhe renovime të ndryshme, por vazhdon të mbetet gjendje e rëndë me ashensorët.
Një prej tyre shihet edhe në klinikën e kirurgjisë ku një qytetar ka dërguar një video në adresë të Gazetës Shneta.
Lifti shihet të jetë i ndotur dhe i frikshëm nga brenda për shkak se nuk është tërësisht i mbyllur.
Në QKUK shpesh herë është raportuar edhe për prishje të ashensorëve duke i bllokuar kështu stafin mjekësor por edhe pacientët. /Gazeta Shneta/