Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vazhdon ofrimi i Pap testeve në QMF-të e komunës së Prishtinës

Lajme 22/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka njoftuar se ofrimi i Pap testeve pa pagesë në komunën e Prishtinës do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

“Qëllimi i skriningut për kancer të qafës së mitrës është zbulimi i hershëm i qelizave jonormale të qafës së mitrës, në fazat e hershme, kur mund te hiqen me lehtësi para se të zhvillohet kanceri”, thuhet në njoftim.

Aksioni e ka konsideruar vitin 2017 si të suksesshëm në ofrimin e këtij shërbimi.

Njoftimi i plotë:

Ofrimi i Pap testeve pa pagesë vazhdoi me sukses edhe në vitin 2017 në Komunën e Prishtinës. Programi i skriningut të kancerit të qafës së mitrës, përmes Pap testeve, u lansua fillimisht në vitin 2016 dhe deri më tani ka mundësuar realizmin e Pap testeve për gratë në grup-moshat e synuara në tre Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Qëllimi i skriningut për kancer të qafës së mitrës është zbulimi i hershëm i qelizave jonormale të qafës së mitrës, në fazat e hershme, kur mund te hiqen me lehtësi para se të zhvillohet kanceri.

Ky program, që njëkohësisht është një nga prioritetet e strategjisë sektoriale të shëndetësisë në Kosovë, u nis në saje të dedikimit dhe bashkëpunimit ndër-instituticional në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë, Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Anatomisë Patologjike pranë QKUK, Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Qendrës së Mjesësisë Familjare Nr. 5 dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.6 në Prishtinë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Programi fillimisht dhe ne vazhdimësi u mbështet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe koordinimi teknik u mbështet nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Në vitin 2017, përveç ofrimit të Pap testeve, u zhvilluan aktivitete të promovimit dhe informimit, duke përfshirë organizimin e ligjëratave informuese për gratë në institucionet shkollore në Prishtinë. Po ashtu, vazhdoi ngritja e kapaciteteve të stafit mjekësor në fushën specifike të skriningut cervikal.

Falë përkrahjes së ofruar nga Drejtorati Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë dhe Minitria e Shëndetësisë, ofrimi i Pap testeve do të vazhdojë si shërbim i rregulltë në tre Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, përfshirë Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, QMF5 dhe QMF6.

Artikulli paraprakPRAK për 100 ditëshin e Ismailit: Pacientët po vdesin në mungesë të barnave
Artikulli i rradhës Fëmijë që hanë peshk kanë këtë përparësi në krahasim me fëmijët e tjerë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.