Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vazhdon shtrenjtimi i produkteve, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve

Lajme 06/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po vazhdojnë të rriten. Teksa qytetarët ankohen se po u rëndohet gjendja ekonomike, bizneset ngritjen e çmimeve ia atribuojnë shtrenjtimit të rrymës.

Njohësit e fushës thonë se kostoja e jetesës do të vazhdojë të rritet edhe muajt në vijim.

Njoftime për ngritje të çmimeve janë hasur së fundmi në disa biznese në vend.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, vlerësohet se i ka paraprirë nisjes së një vale të re të ngritjes së çmimeve në Kosovë. Çmimi i bukës ka nisur të rritet, ai i qumështit është paralajmëruar të rritet ditëve në vijim, teksa edhe çmimi i perimeve, mishit, kafesë e produkteve të tjera kanë shënuar ngritje.

“Tash po e cekim vetëm rrymën. Vaji para dy vitesh ka qenë 89 centë, tash është 1euro e 90 centë,” thotë një qytetar.

“Një numër i madh i qytetarëve jetojnë me ndihma sociale. Qysh do ta paguajnë ata rrymën? Nuk kanë mundësi ta paguajnë. Unë e kam pensionin pak më të mirë, por po kam probleme.”

“Vetëm buka mos të shtrenjtohet dhe artikujt elementarë si qumështi, vaji, vajza dhe sheqeri.”

“Nuk bën të rriten çmimet. Pensionet nuk i kanë rritur, rrogat thuajse jo.”

Bizneset paralajmërojnë ngritje edhe më tej, dhe këtë ia atribuojnë shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Normal që ndikimi do të jetë shumë i keq. Do të shqyrtohet edhe rritja e çmimit të produkteve finale dhe si rezultat do të kemi produkte vendore më të shtrenjta se deri më tani. Apeloj që institucionet të jenë të vëmendshme, sepse kjo është një aventurë që ka një përfundim shumë të keq,” tha Burim Piraj, biznesmen.

“Çmimi i energjisë elektrike ndikon drejtpërdrejt në koston operative dhe kjo padyshim që do të sjellë edhe shtrenjtimin e produkteve dhe qytetari i Kosovës do të ngarkohet dy herë. Një herë do të ngarkohet si ekonomi familjare me 15 përqind, kurse herën e dytë do të ngarkohet përmes produkteve që do të shiten në Kosovë më shtrenjtë se deri më sot,” tha Lulzim Rafuna, drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës.

Ngritje gjatë këtij viti kanë shënuar edhe çmimet e djathit, vezëve, çajit, ujit, shërbimeve hoteliere, atyre ambulatore, si dhe mallrave dhe shërbimeve për mirëmbajtjen e ekonomive shtëpiake. /RTK

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.