Një vajzë nëntë vjeçare ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në QKUK.
Nëna e 9-vjeçares ka deklaruar në polici se vajza e saj ishte duke marrë trajtim mjekësor dhe dyshon që si pasojë e neglizhencës së mjekëve, vajza e saj ka vdekur. Andaj sipas Raportit të Policisë rasti ka filluar të hetohet.
Për këtë rast Klinika e Pediatrisë ka dal me një njoftim duke sqaruar se fëmiu fillimisht ishte pranuar në Repartin Covid-19, për shkak se ka rezultuar pozitiv për COVID, shkruan Gazeta Shneta.
“Pas ekzaminimeve shtesë vërtetohet se fëmiu ka sëmundje të rëndë akute dhe për këtë njoftohen prindërit. Më pëlqimin, aprovimin dhe nënshkrimin e prindërve, fëmiu fillon terapinë dhe trajtimin e nevojshëm”,thuhet në njoftim.
Klinika e Pediatrisë sqaron se nuk ka pasur neglizhencë në trajtimin e fëmiut.
Tutje ata kanë theksuar se për çdo veprim, analizë, procedurë diagnostike dhe fillimin e terapisë për sëmundjen e rëndë akute janë njoftuar prindërit, është marrë pëlqimi dhe nënshkrimi i tyre./Gazeta Shneta/