Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja e dyshimtë e Drin Lekut, asnjë raport i kompletuar nga organet e hetuesisë

Lajme 08/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janë bërë 6 muaj që kur 19-vjeçari Drin Leku ndërroi jetë në rrethana ende të pasqaruara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe për këtë rast asnjë nga organet e hetuesisë nuk i ka përmbyllur raportet.

Kanë kaluar gjashtë muaj nga vdekja e të riut 19-vjeçar Drin Leku në QKUK, e familjarët ende nuk e kanë të qartë arsyen. As Mjekësia Ligjore dhe as Inspektorati Shëndetësor nuk kanë arritur që t’i përmbyllin raportet nga obsukioni, përkatësisht hetimet për rastin e vdekjes së Lekut më 8 gusht të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta Shneta ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me rastin e tij. I ndjeri ishte paraqitur në Emergjëncën e QKUK-së për herë të parë më datën 6 gusht. Pas disa ekzaminimeve, një specializant (emër i njohur për redaksinë), e kishte lëshuar për në shtëpi.

Gjendja e pacientit ishte përkeqësuar dhe dy ditë më pas ishte sjellë sërish në Emergjencë. Ai kishte hyrë në spital në këmbët e veta, për të dal në arkivol një ditë më vonë. Ndonëse ishte operuar nga ekipi kujdestar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, nga hetimet e inspektoratit shëndetësor dyshohet se ndërhyrja ishte vonuar. Madje këtë e kishte konfirmuar edhe axha i të ndjerit, Naser Leku, i cili në një deklaratë për Gazetën kishte thënë se mjekët nuk kanë pranuar ta operojnë pa ardhur një kirurg tjetër i cili kishte dal nga klinika.

Pas vdekjes së të birit, familja ka bërë kallëzim penal ndaj Klinikës së Kirurgjisë, për trajtim jo adekuat të 19-vjeçarit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPas lindjes së tretë, blogerja shqiptare u detyrua të amputojë gishtin për shkak të sëmundjes
Artikulli i rradhës Zhvillimi i bebes në muajin e pestë: Kur do të jetë gati për ushqimin

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.