Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zhvillimi i bebes në muajin e pestë: Kur do të jetë gati për ushqimin

Jetë 08/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bebi ka zbuluar shumë zhurma që mund të bëje me gjuhë e buzë. Ju mund të shikoni gëzimin e saj kur I bën këto zhvurma edhe kur ha e pi. Këto zhurma mund t’ju bejnë për të qeshur  por është mënyra sesi bebi komunikon. Ajo po eksploron zhurmat që mund të krijojë dhe do I dëgjoni shumë shpesh. Ajo po praktikon!

Humori

Një zhurmë tjetër e bukur që do dëgjoni është e qeshura e parë e bebit tuaj. Pa e ditur, ju mund të bëni një veprim që fëmijës I duket qesharak dhe të shkaktojë të qeshurën.

Zhvillimi fizik

Rreth kësaj kohe, shumë bebe preferojnë të qëndrojnë në pozicionin ulur, sepse kanë avantazh për të parë trupin e tyre dhe gjithcka interesantë që ndodh rreth tyre. Mund të ketë pak shtylle kurrizore jo të drejtë ose mund të përdor duart për mbështetje. Mos u shqetëso po forcohet dita ditës. Me raste mund ta drejtojë ose të largojë duart për të kapur një lodër.

Por sigurohu që rrethohet nga jastëk sepse do bie disa herë. Bebit i duket arritja më e madhe të mund të ulët njësoj si ju. Tani ajo është gati për tu ulur në karrigen e saj të kuzhinës (karrigja e saj ka rripa sigurimi për të qënë sa më e sigurt) për vaktet e ushqimit. Kjo është një arritje e madhe që e ben bebin të ndihet pjese e familjes.

Nëse fëmija juaj pëlqën te qëndroj ulur në këtë karrige është koha për ti ofruar biberonin sippy të cilen e mban vet. Ky duhet të jetë i vogël dhe i kapshëm lehtësisht duke përdorur dy duar. Në fillim lëngu do të derdhet gjithandej përvec gojës. Dhe loja e preferuar do jetë si të hedh gotën nga karrigia por hapa të vegjel.

Fillimi i ushqimit për bebe

Nga 4-6 muaj shumë prindër fillojnë të eksperimentojne me ushqimin për bebe. Pediatrët janë dakord se deri 9 muaj bebi i merr të gjitha vlerat ushqimore nga qumshti i gjirit apo formula. Është e rëndësishme të kuptoni që nuk ka kohë kalendarike për të filluar ushqimet e bebit. Disa bebe jane të lumtur vetëm me qumshtin dhe nuk tregojnë interes derisa të kalojnë 6 muaj. Por rreth kësaj kohe disa bebe fillojnë të tregojnë kuriozitet kur shohin prindrit teksa hanë dhe duan ta provojnë.

Ka disa shënja specifike që tregojnë se bebi është gati për tu prezantuar me ushqimin. Së pari a është e interesuar? Disa bebe do shohin ushqimin tuaj, tentojnë të kapin pjatën, do marrin ushqimin në dorë do e studiojnë dhe do tentojnë ta fusin në goje. Kjo tregon interes apo jo?

Shënja anatomike janë:

Bebi duhet të ketë kontroll të mirë të kokës. Nëse jo, prit përpara se ti ofrosh ushqimin. Mund të dallosh refleksin e gjuhës që e largon ushqimin jashtë, ky refleks e ka mbrojtur bebin nga mbytja dhe largohet nga mosha 4-6 muajsh.

Bebet duhet të mësojnë aftësinë e të shtyrit ushqimin brenda në gojë që të mund ta kapërdinë. Buza e poshtme e bebit duhet të ketë koordinimin për ta tërhequr ushqimin nga luga e bebit. Zorra duhet të jetë e maturuar për të përballur ushqimin.

Ju mund të jeni kuroz nëse bebi është gati. Ka disa ushqime që sugjerohen si prova të mira të para. Disa e fillojne me muhalebi, oriz të kombinuar me qumesht gjiri apo formulë. Të tjerë me banane të shtypur, kungull, patate e ëmbël, mollë, dardhe apo karrota të gjitha të shtypura të bëra pure.  Vëzhgo reagimin e bebit ndaj këtyre ushqimeve. Nëse e nxjerr me gjuhë kjo tregon se nuk është gati. Mos u shqetëso ki durim.

Pjesë e eksperiencës së provuarit ushqim të ri është dhe luajtja me ushqimin. Kjo përfshin përdorimin e gishtave dhe gjithë dorës për të ndjerë ushqimin dhe të vendosurit vetë në gojë. Sa do tolerosh këtë eksplorim është në dorën tënde por është e rëndësishme për të kuptuar që është pjesë normale e zhvillimit dhe ndihmon në mësimin e të ngrënit vetë.

Këshilla: Vendosini një përparse të madhe dhe lerë të eksploroj! Me pas një dush.

Artikulli paraprakVdekja e dyshimtë e Drin Lekut, asnjë raport i kompletuar nga organet e hetuesisë
Artikulli i rradhës Ky është momenti më i mirë për t’ua prerë thonjtë bebeve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.