Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja e fëmijës në Pediatri, flet shefja e repartit të Intensivës

Lajme 09/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një fëmijë 2 vjeç i gjinisë mashkullore ka vdekur gjatë mesnatës në repartin e Intensivës në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Fëmija ishte pranuar në Klinikën e Pediatrisë më datën 6 të këtij muaji, në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Shneta.

Djali 2-vjeç ishte dërguar në klinikë nga nëna e tij, e cila ishte me qëndrim në Zvicër ndërsa kishte ardhur në Kosovë për pushime.

Ajo kishte lindur binjakë para 2 vitesh, dhe fëmija i ndjerë kishte ardhur në jetë me anomali në zorrën e trashë, si dhe probleme në veshkë dhe fshikëzën e urinës.

Në Zvicër fëmijës i ishin bërë 3 intervenime për të përmirësuar gjendjen.

Shefja e repartit të Intensivës, Dr. Mërgime Batusha, ka treguar për Gazeta Shneta se fëmija ishte pranuar me ngërçe të mëdha.

“Pasi e pranuam, për shkak të ngërçeve e dërguam në neurologji, por brenda 20 minutash gjendja e tij është përkeqësuar dhe është kthyer sërish në intensivë”, ka deklaruar Batusha.

Mjekja ka treguar se fëmija është trajtuar me antibiotikë dhe i janë marr mostrat e gjakut dhe urinës, analizat e të cilave ende nuk janë përfunduar.

Batusha ka treguar tutje se gjendja e fëmijës ka vazhduar njëjtë edhe ditën e nesërme, të martën, ndërsa i është përkeqësuar rëndë të mërkurën.

“Të mërkurën rreth orës 12, fëmijës i është përkeqësuar frymëmarrja. E kemi futur në respirator dhe brenda 1 ore është stabilizuar dhe i janë hequr edhe të nxirat nga fytyra”.

Mjekja ka shtuar se pas kësaj gjendje, fëmijës i janë shtuar antibiotikët dhe pasdite është stabilizuar.

Por vetëm 3 orë para se të ndërronte jetë, fëmijës i ishin shtuar ngërçe të mëdha.

Batusha nuk flet për shkaqet që mund ta kenë çuar fëmijën drejt vdekjes, pasi për këtë është kërkuar obduksioni.

Gjatë ditëve të trajtimit të fëmijës, ekipi i mjekëve të Intensivës janë detyruar që fëmijën ta dërgojnë në Klinikën Emergjente për t’i kryer rëntgen për shkak të mungesës së kësaj pajisje në Pediatri.

Poashtu nëna ishte detyruar që të blinte disa lloje të antibiotikëve për shkak të mungesës së barnave në klinikë.

Rasti i vdekjes së fëmijës është hapur edhe në Policinë e Kosovës e cila e ka trajtuar si vdekje të dyshimtë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdërron jetë fëmija 2-vjeçar në Pediatri, rasti raportohet si vdekje e dyshimtë
Artikulli i rradhës Sa e vështirë do të ishte jeta për foshnjën, nëse nëna nuk do t’i jepte gji

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.