Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës jep detaje

Lajme 07/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik të fëmijës 1.5-vjeçar që humbi jetën gjatë trajtimit në këtë institucion.

Sipas spitalit, fëmija ishte pranuar më 5 nëntor në orën 22:15 me ankesa për të vjella. Pas trajtimit, gjendja e tij u stabilizua dhe ai u lirua në shtëpi me rekomandim për të qenë i përcjellë nga afër dhe për të rikthyer në kontroll në rast nevoje.

“Në mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, rreth orës 07:00, fëmija është sjellë sërish në spital, këtë herë në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme serioze në frymëmarrje. Menjëherë është trajtuar nga ekipi i mjekëve me oksigjen dhe terapi mbështetëse, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes është kryer intubimi nga ekipi i anesteziologëve. Pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra me përkushtim dhe sipas protokolleve mjekësore, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50.” thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Më 6 nëntor, rreth orës 07:00, fëmija u rikthye në spital në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje. Ekipi mjekësor ndërmori trajtim urgjent dhe kryeu intubimin, por pavarësisht përpjekjeve sipas protokolleve mjekësore, fëmija humbi jetën në orën 08:50.

“Në përputhje me procedurat ligjore dhe protokollet standarde, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës, në orën 09:13, si dhe organet kompetente për zhvillimin e hetimeve sipas ligjit.” thuhet tutje në njoftim.

Spitali ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe organet kompetente për hetim dhe ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, duke theksuar se mbetet në dispozicion për çdo sqarim shtesë./Gazeta Shneta/

Postimi i plotë:

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e fëmijës 1.5-vjeçar që ka ndërruar jetë dje në institucionin tonë.
Fëmija është pranuar në spital në orën 22:15 të datës 5 nëntor 2025 nga mjeku kujdestar, me ankesa për të vjella. Pas trajtimit të ofruar, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai është liruar me rekomandimin që të përcillet nga afër dhe, në rast nevoje, të rikthehet për kontroll shtesë.
Në mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, rreth orës 07:00, fëmija është sjellë sërish në spital, këtë herë në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme serioze në frymëmarrje. Menjëherë është trajtuar nga ekipi i mjekëve me oksigjen dhe terapi mbështetëse, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes është kryer intubimi nga ekipi i anesteziologëve. Pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra me përkushtim dhe sipas protokolleve mjekësore, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50.
Në përputhje me procedurat ligjore dhe protokollet standarde, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës, në orën 09:13, si dhe organet kompetente për zhvillimin e hetimeve sipas ligjit.
Spitali mbetet në dispozicion të institucioneve përgjegjëse për çdo sqarim shtesë, duke respektuar dhimbjen dhe privatësinë e familjes.

 

Artikulli paraprakFamilja Zahiri me katër doktorë të suksesshëm në Zvicër, hapin ordinancën e dytë në Cyrih
Artikulli i rradhës I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë po trajtohet në QKUK

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.