Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja tragjike, 8-vjeçarja nga Suhareka i ishte nënshtruar operimit për heqjen e zorrës qorre, komplikimet erdhën pas

Lajme 15/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë ka dhënë detaje të reja për rastin e 8-vjeçares që u pranua pa shenja jete, duke u bazuar në informacionet e dhëna nga familjarët.

Sipas mjekut, nga sa është mësuar, vajza kishte qenë duke u trajtuar për një problem akut shëndetësor ditët para ngjarjes. Ai bëri të ditur se, sipas prindërve, 8-vjeçarja kishte pasur të vjella dhe barkqitje.

“Na kanë thënë se gjatë daljes prej shtëpisë ka vjellë, madje edhe gjatë rrugës, duke u futur në makinë”, ka deklaruar mjeku për emisionin “Kosova Live”.

Po ashtu, sipas tij, prindërit kanë përmendur se vajza kishte pasur edhe një procedurë invazive më herët, konkretisht heqjen e zorrës qorre, por nuk kanë qenë në gjendje të flasin saktësisht se kur kishte ndodhur operacioni.

Mjeku theksoi se koha dhe rrethanat e ndërhyrjes do të sqarohen përmes raportit të mjekësisë ligjore, i cili, sipas tij, “e dëshmon më së miri gjendjen shëndetësore dhe procedurat e mëhershme”.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa pritet raporti zyrtar për të hedhur dritë të plotë mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

Artikulli paraprakTri shtetase të Kosovës dënohen në Slloveni për shërbime të paligjshme botoxi
Artikulli i rradhës GLP-1 dhe rreziku i kancerit: Çfarë tregon studimi i fundit?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.