Obeziteti prek miliona njerëz globalisht dhe lidhet me një rritje të rrezikut për sëmundje të ndryshme, përfshirë diabetin tip 2, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e veshkave dhe disa lloje kanceri.
Sipas burimit Medical News Today, të vitin 2022, rreth 2.5 miliardë të rritur jetonin me obezitet, ndërsa 890 milionë prej tyre përjetonin forma të rënda të tij.
Disa nga kanceret më të lidhura me obezitetin përfshijnë ato të gjirit, tiroides, pankreasit, zorrës së trashë, mëlçisë, vezoreve dhe mitrës, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i ri i botuar në “Annals of Internal Medicine”, shqyrtoi nëse medikamentet GLP-1, të përdorura gjerësisht për humbje peshe (p.sh., Wegovy dhe Zepbound), ndikojnë në rrezikun e kancerit të lidhur me obezitetin.
Studiuesit analizuan 48 triale të mëparshme që përfshinin mbi 94,000 pjesëmarrës me diabet tip 2, mbipeshë ose obezitet.
Gjetjet treguan se përdorimi i GLP-1 receptor agonistëve ka pak ose aspak efekt mbi rrezikun e kancerit të lidhur me obezitetin.
Ndërkohë që studimet vëzhguese të mëparshme sugjeruan lidhje potenciale me disa lloje kanceri, rezultatet e këtij studimi, të bazuara në triale të rregulluara, ofrojnë një vlerësim më të besueshëm dhe tregojnë se medikamentet mbajnë përfitimet metabolike dhe kardiovaskulare pa rritje të dukshme të rrezikut për kancer.
Ky rezultat është i rëndësishëm për pacientët dhe klinicistët që përdorin GLP-1 për humbje peshe dhe menaxhim të diabetit, duke dhënë informata për sigurinë afatgjatë të medikamenteve në kontekstin e kancerit. /Gazeta Shneta/


