Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekje e dyshimtë në Dragash, mjeku gjen shenja dhune në trupin e gruas që ishte viktimë e dhunës në familje

Lajme 27/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e tmerrshme dhe mjaft e dhimbshme ka ndodhur dje në fshatin Kuk të Dragashit, ku ka vdekur një grua e cila që një kohë ishte viktimë e dhunës në familje.

Gruaja 67-vjeçare ndërroi jete mëngjesin e ditës së hënë dhe vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dyshimet mbi vdekjen e saj u ngritën për shkak të rasteve të dhunës që ishin raportuar më parë, gjë që alarmoi Policinë, me ç’rast të ndjerës i është bërë një kontroll.

Sipas informacioneve të para, në trupin e gruas ka pasur shenja të dhunës, gjë që ka ngritur dyshime se e njëjta mund të ketë vdekur si pasojë e dhunës së vazhdueshme në familje.

Ajo që dihet tani pritet të konfirmohet nga ekzaminimet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku është dërguar trupi i pajetë i viktimës.

Të njëjtat burime thonë se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe së shpejti pritet të zbulohen detaje për këtë rast mjaft të trishtë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasri është iniciuar si vdekje e dyshimtë dhe pas nisjes së hetimeve do të zbardhen rrethanat e vdekjes se gruas 67-vjeçare.

Prokuroria Themelore në Prizren, në anën tjetër, ka bërë të ditur se rasti i vdekjes së 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit është duke u hetuar.

Fitore Mehmeti, zëdhënëse për media në prokurori ka thënë se:

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës me urgjencë të dërgohet për kryerje të obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për të kuptuar shkakun e vdekjes”.

“Po ashtu, lidhur me rastin prokurori ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore”, ka thënë Mehmeti për KlanKosova.

Rastin në fjalë dje e kanë konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, duke thënë se mjekët kanë konstatuar se në trupin e viktimës kishte shenja dhune, dhe vdekja është cilësuar se e dyshimtë.

Ndër tjera, është theksuar se viktima më herët kishte dhunë në familje.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e martë
Artikulli i rradhës Karvani i vaksinimit sot në Podujevë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.