Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekjen e gruas shtatzënë në QKUK e konstatoi ekipi i Urgjencës së Prishtinës

Lajme 01/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vdekjen e gruas shtatzënë e cila u qëllua me armë dje para hyrjes së Gjinekologjisë në QKUK, e ka konstatuar ekipi i mjekëve të Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinës.

Në rastin e djeshëm të vrasjes së gruas shtatzënë para hyrjes së Gjinekologjisë në QKUK, ka intervenuar ekipa e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Shneta.

Ndonëse rasti ka ndodhur brenda hapësirave të QKUK-së dhe e ndjera ishte paciente e hospitalizuar në Gjinekologji, për konstatimin e vdekjes së saj është thirrur Urgjenca e Prishtinës.

Kjo është konfirmuar nga drejtori i QMU-së Dr. Avdyl Pacolli. Ai ka bërë të ditur se Urgjenca është thirrur nga Policia e Kosovës në orën 18:18 minuta, ndërsa ekipa e mjekëve ka arritur në vendin e ngjarjes në ora 18:23 minuta.

“Po mund t’ju konfirmoj se ekipa jonë e ka konstatuar vdekjen e gruas shtatzënë. Urgjenca ka marr thirrje nga Policia në orën 18:18, ndërsa ekipa ka arritur në ora 18:23. Ka qenë mjekja Tevide Novoberdali e cila e ka konstatuar vdekjen e nënës”, ka deklaruar Pacolli.

Policia dje në njoftimin zyrtar ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar në orën 18:00.

Pacolli ka thënë se kjo nuk është hera e parë që marrin thirrje për të intervenuar brenda hapësirave të QKUK-së.

“Kemi edhe raste të tjera që ekipet tona intervenojnë brenda hapësirave të QKUK-së. Ka raste që qytetarët kollabojnë para klinikave, ndodh edhe në dekanat, ose kafshohen nga qentë brenda QKUK-së dhe thirren ekipet tona për të intervenuar”, ka deklaruar Pacolli.

Gazeta sot gjatë ditës ka kërkuar sqarime edhe nga SHSKUK se cila kanë qenë veprimet e stafit të Klinikës së Gjinekologjisë ku 35-vjeçarja e ndjerë ka qenë e shtrirë, por nga ky institucion nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

Dje është qëlluar me armë gruaja shtatzënë H.M. 35-vjeçare e cila mbeti e vdekur bashkë me foshnjën e saj. Ajo ishte shtrirë në Gjinekologji në javën e fundit të shtatzënisë. I dyshuar për këtë rast është ish-bashkëshorti i saj Sokol Haliti. Deri më tani ai ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFlet edhe Dr. Dërgut Aliu, tregon në çfarë rrethana mund të shpëtohet një foshnje nga nëna e vdekur
Artikulli i rradhës Dyshimet për neglizhencë nga ana e policëve për rastin e 35-vjeçares, IPK nis hetimet

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.