Numri i vdekjeve në mbarë botën nga goditjet ishemike u rrit nga 2 milion në vitin 1990 në më shumë se 3 milion në vitin 2019 dhe pritet të rritet në afro 5 milion deri në vitin 2030, sipas një studimi të botuar me 17 maj 2023, në revistën “Neurology”.
Studimi u fokusua në goditjen ishemike, e cila shkaktohet nga bllokimi i rrjedhjes së gjakut në tru dhe është lloji më i zakonshëm i goditjes në tru, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
“Kjo rritje e numrit global të vdekjeve të goditjes ishemike së bashku me një rritje të mëtejshme të parashikuar në të ardhmen është shqetësuese, por goditja ishemike është shumë e parandalueshme,” tha autorja e studimit, Dr. Lize Xiong, nga Universiteti Tongji në Shanghai, Kinë.
“Rezultatet tona sugjerojnë se një kombinim i faktorëve të stilit të jetesës si pirja e duhanit dhe një dietë e pasur me natrium së bashku me faktorë të tjerë si presioni i lartë i gjakut dhe indeksi i lartë i masës trupore mund të çojnë në një rrezik të shtuar për goditje në tru”.
Studiuesit zbuluan se shtatë faktorë kryesorë të rrezikut, duke përfshirë pirjen e duhanit, një dietë të lartë me natrium, presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë, mosfunksionimin e veshkave, sheqerin e lartë në gjak dhe indeksi i lartë i masës trupore kontribuan në numrin më të lartë të goditjeve në tru. /Gazeta Shneta/