Vdes 17-vjeçari nga Drenasi, u vetëaksidentua me motoçikletë

2018-06-03 në ora 16:34

Një person i moshës 17-vjeçare ka humbur jetën pas një vetëaksidenti me motoçikletën, e cila është përplasur me një mur. Ngjarja ka ndodhur në Sankoc të Drenasit, në orën 14:00.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar Policia e Kosovës, më saktësisht komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, major Milaim Zejnullahu.

“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Sankoc të Drenasit. Një person i moshës 17 vjeçare ka humbur jetën”, tha Fejzullahu për Kallxo.com.

Policia dhe ekipet e tjera përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes.