Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdes 3 vjeçari rrugës për spital, dyshohet për helmim në kopsht

Lajme 05/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një fëmijë rreth moshës 3 vjeçare ka vdekur në qytetin e Durrësit, derisa mjekët dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Gjatë drekës në ditën e sotme, i mituri D. Zeka ndodhej në kopsht kur gjatë ushqyerjes ka shfaqur gjendje të jo të mirë.

Sipas mjekëve fëmija ka mbërritur në gjendje të rënduar asfiksie, pa puls e tension në qendrën shëndetësore pediatrike, që ndodhet pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës, shkruan TCH.

3-vjeçari është dërguar atje nga kujdestarja e kopshtit jopublik, si pika më e afërt për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtori teknik i Spitalit të Durrësit, mjeku Gentian Kavaja tregon mbi ndihmën e dhënë dhe se është ngritur një grup pune për të konfirmuar patologjinë që çoi në vdekjen e fëmijës.

“Ngushëllime për familjen. Shprehim keqardhjen tonë për ngjarjen. Fëmija ka mbërritur në gjendje tejet të rëndë, pa puls, pa tension në qendrën shëndetësore pediatrike që ndodhet pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës. Mjekët kardiologë kanë bërë veprimet e para”, thotë ai.

Autoambulanca ndonëse ka shkuar shumë shpejt dhe e ka marrë fëmijën, megjithatë ai gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Është ngritur një grup pune për të përcaktuar patologjinë që çoi drejt vdekjes fëmijën.”

Prindërit kanë shkuar në spital në të tronditur nga humbja e beftë e fëmijës së vetëm, që sipas familjarëve, nuk ka pasur probleme shëndetësore. Do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes, ndërkohë hetimet janë përqëndruar në kopshtin jopublik që ndodhet në lagjen 4 të Durrësit.

Përveç grupit hetimor që ka kryer veprimet e para proceduriale dhe marrë dëshmitë nga kujdestarja e fëmijës dhe i gjithë personeli i kopshtit, në kopsht kanë shkuar edhe inspektorë të AKU-së që kanë marrë mostra nga ushqimi që ka konsumuar në drekë 3-vjeçari.

Artikulli paraprakAmniocenteza: Zbuloni a ju duhet një kontroll e tillë gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Rrëfimi i gruas kosovare që po lufton me kancerin, ka një mesazh për të gjitha gratë

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.