Ka vdekur 5-vjeçari maroken, me emrin Rayan, i cili ra në një gropë mbi 30 metra të thellë dhe qëndroi i bllokuar për pesë ditë.
Sipas mediave marokene të cituara nga ‘New York Times’, pesë vjeçari është nxjerr nga autoritetet por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar, transmeton Gazeta Shneta.
Fëmija u raportuar se të martën ka rënë në një gropë mbi 30 metra të thellë afër shtëpisë së tij në Ighrane afër qytetit Chefchaouen.
Autoritetet gropuan për disa ditë një tunel paralel me gropën për të nxjerr fëmijën nga aty.
Pamjet nga kamerat shtuan shpresat se Rayan do të nxirrej i gjallë, ndonëse shihej i përgjakur nga lëndimet. Dhjetra mijëra njerëz në mbarë botën u solidarizuan me fëmijën në rrjetet sociale duke postuar me hashtag “#SaveRayan”. /Gazeta Shneta/