Selman Sadiku, babai i foshnjës Dior Sadiku i lindur më 18.02.2017, ka shpërndarë sot lajmin e hidhur për të dhe familjen e tij.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë Diori i vogël pas problemeve shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.
Selman Sadiku kërkoi shpëtim për djalin e tij ditë më parë për t’ia siguruar shërimin, por atij shpresat ia prenë mjekët nga Spitali i Beogradit.
Paraprakisht, Sadiku me një postim në rrjetet sociale kritikoi ashpër mjekët në Kosovë që trajtuan të birin e tij me mos-profesionalizëm dhe për keqtrajtim, çka quan në keqësimin e gjendjes së Diorit të vogël.
Për shpëtimin e tij u organizua edhe një aksion humanitar, por i cili u ndërpre nga vetë babai i Diorit, pas rezultatit zhgënjyes që mori në spitalin beogradas. /Gazeta Shneta/