Një qytetar nga Peja ka humbur jetën dje me diagnozë Covid-19.
Pacienti 32-vjeçar ishte i shtrirë në Spitalin e Pejës duke marrë trajtim nën dyshimin se ishte i infektuar me COVID 19, teksa spitali ende është në pritje të konfirmimit të rezultatit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, shkruan Gazeta Shneta.
Në Pejë po trajtohen gjithsej 70 pacientë me COVID-19. Prej tyre 26 janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, nëntë prej të cilëve në gjendje të rënduar.
Sikurse u raportua dje, janë mbi 20 punëtorë të Spitalit të Pejës të infektuar me COVID 19. /Gazeta Shneta/