Një grua në fshatin Bokshiq të Klinës ka vdekur pasiqë dyshohet se është helmuar gjersa ishte duke pastruar me preparate dezinfektuese.
Rastin në polici e ka raportuar bashkëshorti i saj.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Klan Kosova.