Ka vdekur një qytetar dhe 720 të tjerë janë infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 4785 teste, 720 persona kanë rezultuar pozitiv. Poashtu është njoftuar edhe për një rast vdekje nga Covidi.
Numri i rasteve aktive me Sars-Cov-2 ka arritur në 5678 persona të infektuar.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Shneta/