Një person ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, e për këtë rast familjarët po fajësojnë mjekët.
Sipas raportit te Policisë , thuhet se familjarët po fajësojnë mjekët pasi ata thonë që nuk i kanë dhënë tretmanin e duhur mjekësor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë, shkruan Gazeta Shneta.
“Ankuesit meshkuj kosovarë kanë informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, të njëjtit dyshojnë se nuk ka marrë tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta Shneta/