Një pacient i tretë me kancer ka humbur jetën pas një gabimi të rëndë me medikamentet në Spitali Universitar i Burgosit në veri të Spanjës, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ky incident.
Ngjarja kishte ndodhur në muajin dhjetor, kur pesë pacientë që po trajtoheshin për kancer morën doza shumë më të larta se sa ishte parashikuar, shkruan Euronews Health, përcjell Gazeta Shneta.
Gabimi ndodhi gjatë përgatitjes së ilaçit, ku u përdor një përqendrim i gabuar, çka rezultoi në administrimin e dozave të tepërta për të gjithë pacientët.
Dy prej tyre ndërruan jetë menjëherë pas trajtimit, ndërsa pacienti i tretë kishte qëndruar për muaj të tërë në gjendje kritike në kujdes intensiv, por nuk arriti të mbijetojë. Dy pacientët e tjerë kanë përmirësuar gjendjen dhe janë liruar nga spitali.
Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim gjyqësor për të përcaktuar përgjegjësinë për këtë rast, i cili po trajtohet si një rast i mundshëm i neglizhencës profesionale serioze.
Nga ana tjetër, spitali ka pranuar se incidenti ka qenë rezultat i një gabimi njerëzor dhe ka njoftuar se janë rishikuar protokollet e brendshme për të forcuar sigurinë në administrimin e medikamenteve.
Rasti ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e pacientëve dhe kontrollin e procedurave në institucionet shëndetësore.




