Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK e shpërblen operatorin qindra mijëra euro më të shtrenjtë për pajisje dhe shtretër të dializës

Lajme 14/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

QKUK e ka shpërblyer operatorin më të shtrenjtë për furnizim me pajisje dhe shtretër në Klinikën e Nefrologjisë.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka shpërblyer operatorin më të shtrenjtë për furnizim me pajisje dhe shtretër për dializë në Klinikën e Nefrologjisë, shkruan Gazeta Shneta.

QKUK ka nxjerr vendim për të shpërblyer kompaninë “Medi Health” me kontratë 843,750 Euro. Ky institucion ka lënë jashtë operator qindra mijëra euro më të lirë sesa kjo ofertë.

Ofertën më të lirë e ka pasur kompania “Medicom” me 584,505 Euro, ndërsa “Argo Med” me 684,774 Euro.

Gazeta ka raportuar për këtë tender edhe në muajin prill kur ishte shpallur, meqë për të njëjtin ishin ngritur dyshime se janë përshtatur specifikat për operator të caktuar.

Kjo, meqë në një lot janë vendosur pajisjet dhe shtretërit, gjë e cila nuk është në praktikën e tenderëve meqë janë pajisje të ndryshme.

Gjithashtu në këtë njoftimin për kontratë ishte kërkuar që blerja të bëhet me urgjencë, por duke mos e faktuar gjendjen se për çfarë urgjence bëhet fjalë. Kërkesa për urgjencë nuk është sqaruar se nga kush është bërë, nga drejtoria e Klinikës së Nefrologjisë apo nga Sektori i Pajisjeve në QKUK.

Ndërkaq në muajin korrik QKUK ia dha një tjetër tender emergjent kompanisë “Medi Health” për furnizim me material për dializë.

Tenderi emergjent ishte shpallur të premten në ora 13:00 dhe ishte mbyllur të hënën në ora 12:00. Kontrata dy mujore do t’i kushtojë SHSKUK-së më shumë se 347 mijë euro.

SHSKUK gjatë gjithë kohës e ka mohuar se ka mungesë dhe vështirësi në furnizim të hemodializës. Por pikërisht për shkak të mungesave, shpalli tenderin emergjent. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMSh blen shërbime nga dy mjekë për kontrolla në Institutin Special në Shtime
Artikulli i rradhës Vdiq derisa po trajtohej në QKUK, policia po heton vdekjen e gruas nga Gjilani

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.