I vdiq vajza në derën e urgjencës, flet babai i 21-vjeçares

2018-02-14 në ora 15:38

Babai dhe gjyshi i 21-vjeçarës, e cila vdiq në derën e urgjencës në spitalin e Fierit, kanë rrëfyer në mes lotëve momentin kur ndodhi ngjarja. Gjyshi i saj thotë se askush në spital nuk i erdhi në ndihmë, ndërsa babai i vajzës bën fajtor mjekët për neglizhencën.

“Në orën 3:30 na dha recetë mora dhe ilaçet erdha në shtëpi, çështje gripale më thanë. E mbajtëm çupën me të ngrohta në orën 3 të natës vete në spital. Këtu ishte më e keqja. Çupa mua më ka vdekur tek porta e spitalit sepse nuk doli një njeri të më sillte një barelë. Kam bërtitur “o maskarenj” ndofta gabova, më ra çupa nga duart.”, rrëfeu gjyshi i 21-vjeçares së ndjerë.

Ndërkaq Nevila Shuke, drejtoreshë e spitalit rajonal të Fierit duke shprehur ngushëllime për rastin, ka ngritur një grup pune në lidhje me rastin, të cilët po presin dhe daljen e autopsisë për zbardhjen e rastit.