Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Ismaili, ka folur përreth shtatzënisë së saj në emisionin NIN të Klan Kosovës.
Përgjatë emisionit, Adelina Ismaili ka folur përreth vështirësive të cilat i kishte përjetuar gjatë periudhës së shtatzënisë, e cila bëri bujë mediatike gjatë asaj periudhe, shkruan Gazeta Shneta.
Vështirësitë më të mëdha Adelina Ismaili i cilësonte peshën dhe rritjen e këmbës si rezultat i rritjes së hormoneve, proces që ndodh në shtatzëni.
Për sa i përket peshës së saj, ajo ka treguar në emisonin NIN se kishte shtuar diku rreth 39 kilogramë.
Ndiqeni të plotë intervistën e saj: