Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kujdesi ndaj vetes ndalon menjëherë pas lindjes së fëmijës

Jetë 21/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Tired mother with baby
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënat kalojnë muaj duke u kujdesur për veten dhe shëndetin e tyre para se fëmija të vijë në jetë. Por sapo fëmija vjen në jetë, nënat shpejt e vënë veten në fund të listës së tyre prioritare. Më shumë se një e katërta e grave nuk kanë një plan për menaxhimin e shëndetit të tyre pas lindjes së fëmijës, zbulon një studim i ri nga Orlando Health.

Nënat janë më shumë të fokusuara në qëndrimin në krye të shëndetit të fëmijës dhe zhvillimit të tij. Ndërsa 63 për qind e grave thonë se ato janë të shqetësuara njësoj për shëndetin e tyre, siç janë për fëmijën, 37 për qind e nënave të moshës 18 deri në 34 vjeç, nuk kanë një plan për t’u kujdesur për veten pasi fëmija i tyre ka lindur.

“Tremujori i katërt mund të jetë i vështirë dhe i mbingarkuar për gratë, sepse trupat e tyre kalojnë nëpër ndryshime fizike dhe emocionale dhe kësaj radhe meritojnë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje si tre tremujorët e parë”, thotë mjekja Megan Grey. “Vizitat te mjeku brenda disa javëve të lindjes dhe ndarjen e ndonjë shqetësimi janë kritike për të marrë kujdesin dhe trajtimin që ju nevojitet”.

Mungesa e planifikimit ka efekte anësore serioze. Si rezultat, më shumë se 40 për qind e grave thonë se ndihen të dëshpëruara, të zhytura në pikëllim dhe të shqetësuara. Më keq akoma, 37 për qind e grave ndihen të turpëruara nga ndryshimet që trupat e tyre po kalojnë. Vuajtja e kileve, thatësia vaginale, mungesa e ndjeshmërisë, shenjat e strjave janë probleme që i kalojnë të gjitha nënat. Ju nuk duhet të keni turp për transformimet që trupi juaj po kalon, është krejtësisht e natyrshme.

Për ato që janë nëna për herë të parë, profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të bëjnë më shumë për të informuar dhe për të përgatitur nënat për jetën pas lindjes.

“Nuk ka nëna të përsosura dhe ju nuk duhet të bëni shumë presion ndaj vetes”, thotë Gray. “Në mënyrë që të kujdeseni më mirë për fëmijën tuaj, duhet të kujdeseni për veten, shkoni te mjeku për shqetësimet që keni dhe kërkoni ndihmë”./pernenat

Artikulli paraprakMite apo të vërteta? Gjithçka që duhet të dini rreth lisë së ujit
Artikulli i rradhës Vëllai i kardiokirurgut që kreu operacionin e parë në zemër në Kosovë, viktimë e mafiozëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.