Javët që lam pas u përfol për një shtatzëni të mundshme të Adelina Tahirit, zhvillimi i cili u konfirmua të shtunën e kaluar nga burime të çiftit. Personi më i afërt që e ka konfirmuar shtatzëninë ka qenë vëllau i Adelinës, Edmondi.
Ai për pak muaj merr epitetin dajë dhe duket se goxha heret ka nisur përgatitjet për bebin. Ai në rrjete sociale ka ndarë rrobat e para që i ka blerë për të e që janë të firmës Gucci.
Sipas dizajnit dhe ngjyrave duket se Adelina do të ketë një djalë, edhe pse është ende herët për t’u konfirmuar një gjë e tillë. Viti 2018 do të jetë vit i veçantë për Adelinën.
/ Gazeta Shneta