Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Venat varikoze mund t’ua rrezikojnë jetën pa dijeninë tuaj

Jetë 27/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Funksioni i venave  sipërfaqësore dhe të thella është bartja e produkteve të fundit apo mbetjet nga qelizat: si dioksidi të karbonit dhe metaboliteve helmues që lirohen nga qeliza dhe barten nëpërmjet venave në mushkëri për oksigjen(ajrosje), në veshkë për filtrim.

Derisa në venat e thella (të brendshme) qe janë shumë te rëndësishme, gjaku venoz bartet 100 %, venat sipërfaqësore bartin gjakun venoz në venat e thella në një përqindje prej 0.6-1.5% kur janë në gjendje të rregullt.

Në venat sipërfaqësore të këmbëve janë disa valvula apo valvula antigravitet të cilat e lejojnë gjakun të shkojë në zemër dhe nuk e lejojnë që gjaku të kthehet kundrejt zemrës.

Valvulat e venave sipërfaqësore mund të dëmtohen për shkaqe të shumta  dhe te shkaktojnë zgjerimin e venave(venave varikoze) te këmbeve

Faktorët që më së shpeshti i dëmtojnë valvulat e venave janë:

Trashëgimia, të gjitha profesionet që janë të lidhura me pozitat e  stërzgjatura në këmbë (kamarierët, frizeret, bukëpjekësit, kuzhinierët, kirurgët etj), shtatzënia, obeziteti ose jeta sedentare, tromboza e venave të thella.

Së pari fillojnë të lajmërohen zgjerimet e venave apo venat varikoze të cilat në fillim janë pa simptoma apo pa pengesa pastaj fillojnë faza me komplikime të cilat janë: Ënjtja e këmbës, dhimbja, pesha e rëndë në këmbë, kruarja ku janë venat e zgjeruara, dhimbjet, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës prej të kuqes në ngjyrë kafe, forcimi i lëkurës nga venat e zgjeruara dhe lajmërimi i ulqeres me dhimbje të padurueshme.

Pëlcitja e venës varikoze poashtu është një komplikim që mund të vijë deri tek gjakderdhja e që lajmërohet pa dhimbje dhe nëse ndodhë pëlcitja gjatë fjetjes mund të jetë fatale për pacientin.

Komplikimet tjera më serioze janë edhe formimi i trombeve apo mpiksjes së gjakut të cilat mund të formohen në venat e zgjeruara dhe të lëvizin në drejtim të zemrës nëpërmjet venave të thella gjë e cila do të ishte fatale për pacientin e që quhet Embolia pulmonale.

Shkruar nga: Dr. Valbon Gashi – Për kontakt klikoni KËTU.

Artikulli paraprakNëna paralajmëron se fëmijët nën 6 vjeç nuk duhet ta përdorin trampolinën fare
Artikulli i rradhës Dietologia shqiptare: Kjo është kura natyrale për refluksin acid tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.