Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vendi i parë në BE, Greqia i vendos kufizime të miturve për rrjetet sociale

Lajme 01/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Greqia pritet të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që vendos kufizime të drejtpërdrejta për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit.

Një projektligj i ri, që pritet të kalojë në parlament në javët në vijim, synon të ndalojë aksesin në platforma si TikTok, Instagram dhe Facebook për fëmijët nën moshën 15 vjeç.

Sipas këtij propozimi, çdo përpjekje për të hyrë në rrjete sociale nga pajisjet që përdoren nga fëmijët do të bllokohet automatikisht.

Kjo do të mundësohet përmes një aplikacioni shtetëror të quajtur “Kids Wallet”, i cili do të instalohet në pajisjet e telefonave celularë  dhe do të lidhet me regjistrin civil grek për të verifikuar moshën e përdoruesit.

Por projektligji nuk ndalet këtu. Ai shtrihet edhe për grupmoshën 15 deri në 18 vjeç, duke kufizuar aksesin në platforma që shesin produkte të ndaluara për të miturit, si p.sh. alkool, cigare, baste apo përmbajtje për të rritur.

Sistemi funksionon duke përdorur algoritme që filtrojnë qasjen dhe përmbajtjen në bazë të moshës së përdoruesit, pa ndërhyrë drejtpërdrejt në serverët e kompanive të teknologjisë.

Qëllimi i këtij projektligji është të vendosë një kontroll më të madh mbi mënyrën se si të miturit përdorin teknologjinë dhe të kufizojë ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjes potencialisht të dëmshme dhe të dhunshme.

Në vend që të bazohet te vetëdeklarimi i moshës, Greqia po përpiqet të ndërtojë një sistem ku mbrojtja vjen nga vetë pajisja dhe infrastruktura dixhitale, duke i dhënë prindërve dhe shtetit një rol më aktiv në këtë proces.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian pritet të vizitojnë Athinën për të mbikëqyrur zbatimin e projektit dhe për të ndarë përvojat që mund të shërbejnë si model edhe për vendet e tjera anëtare.

Disa organizata të të drejtave të fëmijëve dhe prindër kanë përshëndetur iniciativën si një hap të nevojshëm drejt kontrollit të ndikimit të rrjeteve sociale, ndërsa grupe të tjera, përfshirë kritikë nga opozita, kanë ngritur shqetësime për lirinë e të shprehurit dhe për çështje të mbikëqyrjes së të dhënave personale.

Artikulli paraprakSi të lehtësoni dhimbjet e shpinës gjatë dhe pas shtatzënisë
Artikulli i rradhës COVID: Shqiptarët ndjekin retorikën e Trump, shmangin testimet – mbi 500 raste të reja çdo javë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.