Disa aktivitete mund të ju rrezikojnë ndaj kapjes së koronavirusi, pavarësisht nëse është një ditëlindje me miqtë ose thjesht shkuarja në dyqane ushqimore.
Sidoqoftë, ekziston një veprimtari e zakonshme — dhe shpesh e pashmangshme që ka çuar në një numër tronditës të rasteve të reja të koronavirusit: rutina e përditshme në punë transmeton Gazeta Shneta.
Në një studim të publikuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në raportin e përjavshëm të Morbidity and Mortality në mesin e subjekteve që testuan pozitive për COVID-19 dhe ishin të punësuar, 81 përqind thanë që punonin jashtë shtëpisë së tyre brenda dy javëve të fundit të diagnostifikimit.
Në fakt, 59 përqind shkonin në punë çdo ditë. Ndërsa 17 përqind kishin mundësinë për të kryer punën nga shtëpia.
Hulumtimi tregoi se 34 përqind e individëve me koronavirus që dinin burimin e tyre të ekspozimit besonin se do ta merrni virusin nga një koleg pune.
Në mesin e pjesëmarrësve që raportuan ekspozimin në vendin e punës, shumica ishin personel të kujdesit shëndetësor (60 përqind), punëtorë në administratën publike ose forca të armatosura (13 përqind), dhe ata që punojnë në mjedise prodhimtarie (11 përqind).
“Për shkak se vendet e punës janë lokacione të zakonshme të ekspozimit të mundshëm ndaj COVID-19, është e rëndësishme që zyrtarët e kompanisë dhe menaxherët t’i referohen udhëzimeve të CDC (ose institucioneve përgjegjëse) për sigurinë në vendet e punës gjatë pandemisë COVID-19 për të minimizuar rrezikun ndaj ekspozimin të punonjësit dhe klientëve e tyre”. /Gazeta Shneta/