Objektit të ri të QKMF-së në Iliridë i janë vendosur themelet e ndërtimit, objekt ky i cili po ndërtohet në parcelën e njëjtë ku ndodhej objekti i vjetër.
Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Iliridë, do të jetë një QMF moderne, duke plotësuar të gjitha standarde shëndetësore bazuar në Udhëzimin Administrative për objektet e shëndetësisë primare.
Ky projekt do të realizohet si rezultat i marrëveshjes për bashkëfinancim mes Komunës së Mitrovicës dhe organizatës Qatar Carity në vlerë prej 370,000.00 euro.
Deri në përfundimit të QMF-së së re, qytetarët e Iliridës, shërbimet shëndetësore do t’i marrin në qendrat e tjera shëndetësore, të cilët i kanë më afër si: QKMF, QMF Bair-2(afër Stacionit të Autobusëve), QMF- Zhabar si dhe AMF- Fidanishtë./Jepi ze/