Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, në krye me kryetarin Dr. Izet Sadiku, ka njoftuar se me rastin e temperaturave të larta, është vendosur ekipi shëndetësor në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Për të qenë sa më afër qytetarëve të saj, Sadiku përmes një njoftimi ka thënë se në rast nevoje në këto ditë të nxehta, do të qëndroj një ekip shëndetësor në sheshin kryesor të kryeqytetit, shkruan Gazeta Shneta.
Sadiku, ndër të tjera, ka apeluar tek qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së për kujdes ndaj temperaturave të larta.
Njoftimi i plotë nga Dr. Izet Sadiku:
Kemi vendosur ekipen shëndetësore në sheshin “Zahir Pajaziti”.
☀️Për shkak të temperaturave të larta, ekipa shëndetësore janë të vendosur në shesh, në mënyrë që të ofrojnë shërbime në rast nevoje nga qytetarët.
🗣Drejtoria e Shëndetësisë së Kryeqytetit apelon qytetarët që të u përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së për kujdes ndaj temperaturave të larta.
🌡Mundoheni të mos dilni nga shtëpia në oret e nxehta të ditës, 10:00-17:00,
💧Është e rëndësishme të pini ujë dhe lëngje të mjaftueshme, dhe nëse nuk keni etje,
⚪️Vishuni lehtë, me veshje të përshtatshme dhe ngjyrë të çeltë,
🚿Freskohuni duke bërë dush, ose duke vendosur lecka të lagura në kokë, ballë dhe qafë,
🏃♂️Aktivitetet fizike bëni në orët e hershme të mëngjesit,
👒🕶Kur dilni nga shtëpia mbuloni kokën me kapelë ose çadër dhe vëni syze dielli.