Lajmi i shtatzënisë së Xhensilës ka bërë jehonë gjithandej në rrjetet sociale, e së fundmi Bes Kallaku, ishte i ftuar në ‘’Një kat më lart’’, të moderatorit Ermal Peçi.
Aktori më tej gjatë bisedës ndau një prej momenteve më unike, kur Xhensila i tregoi se ajo ishte shtatëzënë, siç shkruan GazetaExpress.
“Kur Xhensila më konfirmoi që ishte shtatzënë, nga gëzimi e mora dhe e hodha , e përplasa në krevat (qesh). Më tha vetëm kjo s’duhet të ndodh, përplasjet’’.
Ndërsa në pyetjen se a ishte shtatzënia e Xhensilës surprizë për çiftin apo e planifikuar? Besi tregon se që pas dasmës kishin vendosur të bëheshin prindër ndaj asgjë nuk ishte spontane.