Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Veprimi i mjekëve bën që foshnja 6-muajshe ta humb jetën

Jetë 14/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një fëmijë gjashtë muaj ka vdekur ndërsa ishte duke pritur për një operacion në zemër, të cilin e shtyen mjekët pasi që nuk kishte shtretër mjaftueshëm, ka treguar një hetim.

Foshnja 6-muajshe, e identifikuar si Iris Day, kishte lindur me një defekt në zemër dhe Sindromë Down, vdiq më 2 Dhjetor të vitit të kaluar, një javë para se të futej në operacion, transmeton Gazeta Shneta.

Një hetim në Chelmsford morri vesh se operacioni i planifikuar më 25 Nëntor ishte anuluar për shkak të mungesës së shtretërve.

Ndërsa, më 30 Nëntor, datën në të cilin u shtye operimi, gjithashtu e anuluan atë pasi që pati përparësi një fëmijë tjetër i sëmurë.

Ka pasur vonesa të mëhershme në fillim të Nëntorit, por Iris, familja e të cilit jeton në Great Braxted, Essex, kishin një infeksion viral dhe rreziqet e kirurgjisë konsideroheshin shumë të larta.

Anulimi tjetër ishte për shkak të ‘mungesës së shtretërve të kujdesit intensiv’.

Duke iu referuar anulimit të tretë, Marilyn McDougall, pediatre në kujdesin intenziv tha: ‘Ka pasur një rast tjetër emergjence atë ditë. Fatkeqësisht, fëmija në kujdesin intensiv nuk ishte në gjendje kritike.”

Prindërit e Irisit, Ben Day, 41 vjeç dhe bashkëshortja e tij Hannah, 29 vjeç, kishin marrë vajzën në shtëpinë e tyre, ndërsa pritnin operacionin e saj të planifikuar më 9 Dhjetor.

Iris u pranua në Spitalin Colchester më 2 dhjetor me probleme të frymëmarrjes dhe vdiq më vonë atë ditë si pasojë e defektit të saj të pambaruar të zemrës – defekti i plotë septal atrioventrikular.

Bhupinder Sihra, një konsulent pediatrik në Colchester, i tha hetimit se spitali Evelina nuk e kontaktoi për gjendjen e saj të përkeqësuar.

Gjykimi i mjekëve pediatër pritet të nisë pas dy ditësh./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi të qetësoni një fëmijë të llastuar dhe të tërbuar: Ja 5 këshilla nga pediatri
Artikulli i rradhës Kështu e motivon Ariana Ermalin që të dobësohet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.