Për çiftin e këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta sot është një prej ditëve më të bukura, djali i tyre Lian mbush 1 vjeç.
Ata nuk i kanë frenuar emocionet e të qenit prindër, duke publikuar në Instagram me momentet më të bukura para dhe pas ardhjes në jetë të djalit, të cilin e quajnë më shumë se jetë.
Si Vesa edhe Bigu, kanë bërë dedikime gjithë ndjenjë.
Vesa shkruan: “Jeta ime, Liani im sot mbushi një vit! Para se të vije ti engjëlli jonë në jetë, nuk kisha menduar ndonjëherë se sa të parëndësishme mund të më duken shumë gjëra të tjera para teje… Dashuria e madhe dhe e sinqertë për të pas ty në jetën tonë, reflekton në bukurinë e buzëqeshjen tënde! Nuk kam përjetuar lumturi më të madhe se të jem çdo sekondë të vitit me ty! Nuk më besohet se qysh tani ke marrë zemrën e aq shumë dashamirësve që mezi presin të të takojnë, përqafojnë apo të bëjnë fotografi me ty. Faleminderit Zot që na shpërbleve dashurinë tonë me këtë mrekulli! Faleminderit Lian, që mua dhe babin tënd na bërë të kuptojmë se çka realisht qenka Jeta. Të duam deri në frymën e fundit!”
Dedikimi i Big Bastës: “Jeta babit vet, si mund ta përshkruaj me fjalë mrekullinë që ti je… Si mund ta them gëzuar 1 vjetorin, kur mua më duket sikur të njoh gjithë jetën… Gjithmonë mua dhe mamit na thonin se nuk ka dashuri më të madhe, dhe ne nuk e kuptonim dot deri sa ti erdhe në jetë në 29 maj 2016… Nuk do ta harroj atë moment kur të pashë për herë të parë dhe të fola, dhe ti pushove në çast së qari për të më dëgjuar, sepse ti e njihje zërin tim edhe më parë kur ishe në bark dhe kur babi të fliste dhe tregonte se çfarë do të bënim bashkë kur të vije në botën tonë. Ti nuk je vetëm djali im, por shoku im më i ngushtë dhe dashuria më e fortë dhe më e pastër që kam ndjerë! Gëzuar ditëlindjen noshi ime! U bëfsh çfarë të do zemra! Babi dhe mami gjithmonë do të të suportojnë në çdo hap tëndin. Të dua me gjithë shpirt!”/noa.al/