Këngëtarja ka treguar “gjërat esenciale” që një nënë “duhet” ti mbajë në çantë.
Në një postim në rrjetet sociale ajo ka incizuar brendinë e çantës ku shihen gjëra të ndryshme që patjeter lidhen me nevojat e fëmijës së saj.
Kush është nënë, e kupton më së miri atë që ka postuar këngëtarja Vesa Luma në Instastory-n e saj personal.
Një ditë nga përditshmëria, ku fokusin dhe vëmendjen absolute e merr i biri, Lian.
Edhe pse ai është më i rritur tani, bota e fëmijëve mbetet gjithmonë aty e brishtë, e bukur dhe e gatshme për t’u eksploruar në çdo kohë. Sepse dihet, argëtimi është një nga gjërat e para në jetën e një fëmije, ndërsa për mamatë kujdesi vjen i gjithanshëm dhe absolut.
Por, me sa duket artistja e njohur kosovare që vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj të re që është mirëpritur super mirë nga audienca dhe fansat e shumtë të saj, na tregoi anën tjetër të mëmësisë.
Përmes vetëm një fotoje, ajo na tregoi se çfarë realisht ka brenda çantës së një nëne. Çokollata, tollumbace, lodra dhe gjithçka tjetër që i pëlqen Lianit gjendet brenda çantës së mami Vesës. /GazetaShneta/