Shemsi Veseli, drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK ka thënë se në këtë klinikë ofrohen shërbime nën kushte minimale
Drejtori i Klinikës së Biokimisë Shemsi Veseli ka raportuar sot në Bordin Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, shkruan Gazeta Shneta.
Veseli ka qenë mjaft kritik për gjendjen infrastrukturore të njësive të biokimisë nëpër klinikat e QKUK-së.
Ai ka thënë se disa nga njësitë që ofrojnë shërbime biokimike funksionojnë nën kushte minimale. Madje ai ka thënë se një njësi që ka qenë në interno ka ofruar shërbime në një hapësirë sikurse me qenë “qymez”, pasi sipas tij hapësira nuk ka pasur mjaftueshëm dritë dhe kushte të punës.
“Vendi dhe hapësira ku ofrohen shërbime shpesh nuk janë as afër kushteve minimale për ofrimin e shërbimeve. Madje njëri nga këto njësi-lab i internos dhe Hematologjisë është mbyllë nga ISH për shkak të kushteve që nuk janë as minimale për ofrimin e shërbimit dhe aq më keq kur dihet se kjo njësi i ofron shërbim komplet klinikave internistike”, ka deklaruar Veseli.
Ai ka shtuar se shërbimet e reja janë sfidë për klinikën për shkak të mungesës së hapësirave.
Në Klinikën e Biokimisë punojnë 23 specialistë të biokimisë dhe 66 teknikë laborantë. /Gazeta Shneta/