Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vetëbesimi i fëmijëve varet nga prindërit

Jetë 16/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Caucasian father and son playing with alphabet blocks
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vetëbesimi dhe kënaqësia janë thelbësore kur bëhet fjalë për zhvillimin emocional dhe psikologjik të fëmijës. Fëmijët duhet të provojnë çdo gjë që nxjerr në pah potencialin e tyre.

Është përgjegjësia e prindërve dhe të rriturve të tjerë në jetën e fëmijëve për t’i ndihmuar ata të kalojnë nga fëmijëria në moshën e rritur me vetëbesim dhe kënaqësi në zemrat e tyre.

Prindërit duhet të ndjekin këto strategji për të rritur vetëbesimin dhe kënaqësinë e fëmijëve të tyre:

Vazhdimisht shqyrtoni aftësitë dhe talentet e fëmijëve

Prindërit duhet të kenë strategjinë e tyre për të identifikuar se për çfarë duhet të angazhohen fëmijët e tyre. Vëzhgojeni atë nëpërmjet rutinës dhe aktiviteteve të ditës. Çfarë dëshiron ai të bëjë gjithë kohën? Çfarë është më e thjeshtë për të sesa për të tjerët në familje?

Njihni se çfarë e bën atë të lumtur, pastaj ofrojini atij mundësi për të ndjekur aktivitete që e lejojnë të përdorë talentin e tij. Për shembull, nëse zbuloni se fëmija juaj është i spikatur në basketboll, shtyjeni atë të bëhet pjesë e një skuadre basketbolli për të rinj. Shikoni vetbesimin dhe kënaqësinë e fëmijës suaj të rritet kur ai ndalon skuadrën tjetër të shënojë ose gjuan saktë në kosh.

Kultivoni marrëdhënie kuptimplota për fëmijët tuaj

Marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të shëndetshme janë shumë të rëndësishme për mirëqënien e fëmijëve dhe prindërit duhet të nxisin fëmijët në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive. Duhet të keni parasysh se disa fëmijë duhet të mësohen sesi të krijojnë marrëdhënie.

Prindërit duhet të japin modelin e tyre tek fëmijët, më marrëdhënie kuptimplota me miqtë e tyre dhe njerëzve të tjerë me të cilët ndërveprojnë në komunitet. Kur fëmija është në parashkollor ose në shkollë , organizoni takime me lojëra për të ndihmuar ndërveprimin me bashkëmoshatarët.

Merrni inisiativën të ndërtoni bashkësi për të mbështetur fëmijët tuaj

Prindërit duhet të hetojnë se cilat grupe, situate apo aktivitete janë mjedise më të përshtatshme për të mbështetur më së miri besimin dhe kënaqësinë e fëmijëve të tyre. Kjo është një lëvizje për të krijuar një komunitet sa më pozitiv, ku fëmija mund të përjetojë sukses.

Kërkoni njerëz pozitivë dhe mbështetës për fëmijët tuaj.  Ndihmoni mësuesit, trajnerët, anëtarët e familjes dhe të rriturit e tjerë të kuptojnë se vetëbesimi dhe kënaqësia janë gjithçka për mirëqeninen e fëmijëve. /Ora News.tv/

Artikulli paraprakQershia më e preferuar e Zaimina Vasjarit
Artikulli i rradhës Torta në formë nuse është më e shtrenjta në botë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.